Policia arreston dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë
Njësitet policore të rajonit të Prishtinës, respektivisht Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, dje ka arrestuar dy persona të dyshuar për një rast vrasje në tentativë.
“Rasti ka ndodhur me datën 07.07.2019, në rrugën Garibaldi në Prishtinë, ku nga arma e ftohtë (thikë) lëndime trupore kanë marrë dy persona, të cilët janë dërguar në QKUK, për tretman mjekësor. Që nga dita e raportimit të rastit, hetuesit rajonal të Prishtinës, kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar: V. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe D. S, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, është bërë me dije në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, personat e dyshuar po mbahen në qendrën e ndalimit, ata do të dërgohen në institucionet kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve.