Policia arreston dy presona që ishin në kërkim

02 qershor 2021 | 12:09

Stacioni policor në Ferizaj ka arrestuar dy persona në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore të Ferizajt, dënim burgimi me nga dy vjet: N.A ( M/SH/K), 20-vjeçar dhe E.R ( M/SH/K) 22-vjeçar.

“Që të dy ishin të kërkuar për të njëjtën vepër penale, në bashkëkryerje ‘Vjedhje e rëndë në vazhdim’ .Gjatë zbatimit të urdhëresave të gjykatës , policia ka hasur në rezistencë tek i pandehuri N.A, i cili i ka rezistuar arrestimit të policisë, duke i sulmuar fizikisht dy zyrtar policor, të cilët kanë marr lëndime të lehta trupore. Ndaj tij është inicuar edhe një rast ‘Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk u kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, është theksuar në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Melihate Tërmkolli, ka…