Policia arreston dy zyrtarë të ATK-së
01 shkurt 2024
| 15:52
Policia e Kosovës ka njoftuar Administratën Tatimore të Kosovës se ka arrestuar dy zyrtarë të saj, të komunitet serb, nën akuza të kontrabandës së barnave.
Pas njoftimit zyrtar, ATK-ja ka ndërmarr të gjitha veprimet konform kornizave ligjore, ku ka pezulluar dy të arrestuarit nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.
“Veprimet e tilla që dëmtojnë integritetin e Administratës Tatimore duhet të luftohen pa kompromis, duke siguruar drejtësi dhe përgjegjësi për të ruajtur besimin në institucionet qeveritare. Andaj shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, si për këtë rast, ashtu dhe për çdo rast tjetër të dyshuar”, ka njoftuar ATK-ja.