
Policia arreston katër ‘pelegrinë’ serbë në Gjakovë
Katër shtetas serbë janë arrestuar të shtunën në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.
Sipas policisë gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë.
Të dyshuarit thuhet se në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje.
“Katër të dyshuar meshkuj janë arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë. Të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti të dielën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se të arrestuarit janë ‘pelegrinë’ serbë nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë.
“Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe