Policia arreston katër persona të dyshuar për blerje dhe shitje të drogës
Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë katër persona të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike.
“Arrestimi i të dyshuarve është bërë në rrugën ‘Afrim Zhitia” në Mitrovicë, me datën 8 mars 2019, ku policia gjatë kontrollit të detajuar të një kamionete me targa vendore në të cilën ndodheshin katër persona tanimë të dyshuar ka gjetur një qese të vogël substancë të dyshuar narkotike, me ç’rast janë arrestuar të dyshuarit: H. Th. 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, L. P. 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. Th. 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe A. R. 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas këtij njoftimi, pas procedurave intervistuese nga ana e njësisë së Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë, të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.
“Ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për vepër penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike’”, është thënë në këtë njoftim.
/Epoka e re/