![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/09/DB6E79E8-4711-4624-9CFC-EA4780C5296F.png)
Policia arreston mërgimtarin gabimisht (Video)
20 shtator 2018
| 20:48
Ishte nisur për në aeroport, për të marrë avionin për Gjermani, vendin ku jeton e punon prej shumë vitesh.
Por, Rexhep Rexhepi, nuk arriti që të hipë fare në aeroplan, të shtunën e 15 shtatorit.
Mërgimtari nga Gjilani u arrestua nga policia derisa po kalonte kontrollin e pasaportës.
Derisa bileta iu dogj, Rexhepi thotë se tek më vonë e kuptoi se u ndalua gabimisht, pasi që emri i tij ishte i ngjashëm me një të kërkuari nga policia.
Në stacionin e Policisë në Ferizaj ku edhe u soll Rexhepi, konfirmojnë ato që ka deklaruar Rexhep Rexhepi.