Policia arreston një person për përfshirje në ‘kontrabandë me migrantë’

13 shtator 2021 | 12:01

Policia e Kosovës, patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit (SMK) Vërmicë, më 12 shtator rreth orës 17:40, në realizimit të planit operativ “Migrimi i pa rregullt”, gjatë vëzhgimit të terrenit kanë vërejtur lëvizje dyshimta të një automjeti me targa vendore dhe i cili ishte ndaluar afërsi të autostradës, afër fshatit Shkozë.

“Patrulla e policisë ka vëzhguar lëvizjet e automjetit dhe në një moment kanë vërejtur se nga mali kanë zbritur pesë persona dhe kanë filluar të hyjnë në automjet. Reagimi i patrullës policore ka qenë i menjëhershëm, kanë ndaluar të dyshuarin dhe pesë migrantët e pa rregullt, të cilët janë shoqëruar për në stacionin e për mbikëqyrjen e kufitare në Vërmicë për procedura të mëtutjeshme”.

“Në koordinim me prokurorin për Krime të Renda në Prizren, është iniciuar rasti ‘Kontrabandim me Migrantë’. Hetuesit policorë kanë intervistuar të dyshuar: A.O (1985), shtetas i Republikës së Kosovës i cili, me aktvendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë, kurse procedurat me migrantë janë kryer nga zyrtarë policorë të Drejtorisë së Migrimit të PK-së”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas Steve Harvey, autorit të romanit të njohur “Act Like…