Policia arreston një person të dyshuar për ‘fajde’ (Foto)

14 nëntor 2018 | 16:16

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Prishtinës, ka arrestuar një person në Lipjan, i cili dyshohet për veprën penale “fajde”.

Pas arrestimit të këtij personi, policia ka sekuestruar prova materiale relevante që lidhen me rastin, siç janë: dy vetura (Audi A6 dhe Audi A4), të cilat mendohet se janë blerë me para të fituara me veprën penale fajde, 29 520 euro, të cilat po ashtu dyshohet se i dyshuari i ka fituar me anë të kryerjes së veprës penale, dy telefona celularë, një USB-i dhe një fletore me shënime (dyshohet se janë të dhënat e viktimave dhe shuma e parave që ka dhënë fajde).

I dyshuari i përfshirë në veprën penale ‘fajde’ B. S. viti i lindjes 1964, është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me aktvendim të lëshuar nga prokurori i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/Epoka e re/

No automatic alt text available.No automatic alt text available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën është nënshkruar memorandum mirëkuptimi mes Administratës Tatimore të…