Policia arreston një person të kërkuar në Ferizaj

27 janar 2023 | 12:58

Mbrëmë në ora 22:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës N.A (M/K) i moshës 29-vjeçar.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Posedim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ me dënim burgimi prej 1 vit e 2 muaj. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asnjëri prej punëtorëve në sektorin publik nuk e di akoma…