Policia arreston një serb në Bërnjak dhe e ndalon për 48 orë, ishte në kërkim nga autoritetet e Kosovës
13 prill 2024
| 15:30
Policia e Kosovës ka arrestuar sot serbin, Sreçko Sofronijeviq.
Rastin e ka konfirmuar Komandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicësë së veriut, Veton Elshani.
Arrestimi i tij është bërë në Bërnjak, dhe të njëjtit i është caktuar masë ndalimi prej 48 orësh.
Sofronijeviq ishte në kërkim nga autoritetet e Kosovës, si pjesëmarrës në përplasjet e serbëve kundër aksionit të Policisë së Kosovës në parandalimin e mallrave kontrabandë.