Policia arreston një të dyshuar pasi shkroi “UÇK-Kosovo” në murin e një shtëpie
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet të ketë shkruar grafite “UÇK-Kosovo”, në murin e një shtëpie private.
“Në Policin e Kosovës, respektivisht në nen Stacion Policor në Gorozhdec – Pejë, me datën 03. 02. 2021 është raportuar një rast se persona të dyshuar kishin shkruar me sprej në një muri në fshatin Gorozhdec, pronë private fjalët UÇK-Kosovo Njësiti i hetuesisë pran Stacionit Policor në Pejë, pas një pune operative ka arrit që mbrëmë me 05 Shkurt 2021 ta identifikoj dhe sot ta shoqëroj personin L.M. (1988) i cili i kishte shkruar këto grafitë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia në konsultim me Prokurorin e shtetit pas intervistimit personit të lartë cekur ka kompletuar lëndën dhe e ka proceduar në Gjykatën Themelore Divizioni për Kundërvajtje.