Policia arreston një zyrtar për kacafytjen në Postë
Policia e Kosovës me anë të një komunikate për medie ka njoftuar pasditen e së enjtes se ka arrestuar një zyrtar të Postës pas përfshirjes në një kacafytje në mëngjes.
Rasti ndaj tij është hapur për “sulm ndaj personit zyrtar”.Sot (e enjte), Posta e Kosovës ka njoftuar se në mëngjes janë përfshirë në një kacafytje dy drejtorë të menaxhmentit të saj. “Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje që ka ndodhur brenda objektit të Postës së Kosovës. Hetuesit policor në koordinim të ngushtë me prokurorinë përkatëse kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin në fjalë, përfshirë këtu edhe arrestimin e personit të dyshuar. Rasti është hapur sulm ndaj personit zyrtar Me urdhër të prokurorit personi i dyshuar V. T është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
A.M/ Epoka e re