Policia arreston pesë persona nën dyshimet për fajde
Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka kontrolluar 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është duke e zhvilluar Prokuroria Speciale për veprat penale “fajdeja”.
Pas kontrollimit të këtyre lokacioneve janë arrestuar pesë persona. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se sipas kërkesës së prokurorisë, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë kontrolluar 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është duke e zhvilluar Prokuroria Speciale për veprat penale “fajdeja” nga neni 343 i KPRK-së, “detyrimi” nga neni 340 i KPRK-së, dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se deri më tani, janë të ndaluar 5 persona, ndërsa dy të tjerë gjenden ende në arrati, për të cilët Policia është duke e trajtuar rastin.