Policia arreston të dyshuarin për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

23 mars 2025 | 23:31

Rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Galip Badivuku’ në Vushtrri

Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. VIktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3) gëzhoja.

Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek.

Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë.

Mësohet se viktima është Ardi Zymeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një…