Policia arreston tetë persona të dyshuar për prostitucion
Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Prishtinë, pas hetimeve intensive të zhvilluara, më 27 gusht, kanë realizuar dy plane operative lidhur me veprat penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘ofrimi i lokaleve për prostitucion’, si dhe ‘bashkëkryerje’.
Gjatë realizimit të këtyre planeve operative në dy lokacione të ndryshme janë identifikuar dhe janë arrestuar persona të dyshuar të përfshirë në veprat penale të lartcekura. Në lokacionin e parë gjatë realizimit të planit operativ janë arrestuar dy persona, ndërsa në lokacionin e dytë janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar.
Lidhur me rastin si prova materiale janë sekuestruar shtatë telefona mobilë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.