Policia arreston tre persona për grabitje në një pompë derivatesh në Prishtinë

06 shkurt 2024 | 20:30

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për grabitje në pompën e derivateve në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Siç njofton policia, të arrestuarit janë të moshës 21, 23 dhe 24 vjeçare.

Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën grabitje

Sot nga hetuesit policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën grabitje.

Rasti ka ndodhë me datën 05.02.2024, në një pompë derivatesh, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku personat e dyshuar me forcë kanë grabitur një shumë parash dhe disa pako me cigare.

Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot ku pas marrjes së disa veprimeve intenzive hetimore dhe operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:

– V.K,mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
– D.K mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
– R.H, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejn veprimet e nevojshme policore para se rasti të procedohet më tej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e 22-vjeçarit shqiptar, Neli…