Policia arreston tre persona për këto vepra penale
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit gjegjësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, më 25 shkurt pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka bërë arrestimin e tre të dyshuarve.
Të dyshuarit e arrestuar janë:
– M.A. lindur me 1965, m. k. sh. ish pronar i një kompanie të derivateve,
– Rr. M. lindur me 1980, f. k. sh. përmbaruese private dhe
– A.M. lindur me 1990, m. k. sh. menaxher i një kompanie.
E dyshuara, Rr. M. ka përpiluar urdhrin përmbarues të mbështetur në dokumente me përmbajtje të pavërtetë (faturë), e cila është paraqitur në gjykatë.
I dyshuari M.A ka përpiluar dokumente me përmbajtje të pavërtetë duke kërkuar nga Dogana e Kosovës kompensim për “ruajtjen” e derivateve të naftës.
I dyshuari A. M. me qëllim që t’i ndihmojë të dyshuarit M. A. ka lidhur marrëveshje me përmbajtje të pavërtetë (fiktive) për ”ruajtjen’’ e derivateve në rezervarët e kompanisë së tij.
I dyshuari M. A. në emër të “ruajtjes’’ së derivateve nga viti 2001 për Doganat e Kosovës, ka ushtruar padi në gjykatë, përmes se cilës ka kërkuar kompensim nga dogana në vlerë prej 14,131,529.97 (katërmbëdhjetë milion e njëqind e tridhjetë e një mijë e pesëqind e njëzetë e nëntë) euro në emër të ruajtjes së derivateve.
Tre të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.
/Epoka e re/