Policia arreston tre persona të dyshuar në rastin “Fajdeja”
Sektori i Hetimeve të Krimeve të Rënda në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të PK-së, në vazhdimin e hetimit të rastit “Fajdeja”, sot ka zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse në pesë lokacione të cilat përfshijnë regjionin e Prishtinës dhe një në regjionin e Mitrovicës.
Gjatë realizimit të operacionit policor dhe kontrollit janë arrestuar tre, persona të dyshuar dhe janë konfiskuar në cilësi të provave materiale: Pesë vetura, tre telefona celular, një llaptop, dy USB dhe disa dokumente të shkruar me dorë.
Me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të lëshuar nga Prokurori i rastit, pasi të përfundohen të gjitha procedurat, personat e dyshuar do të dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë për procedura të mëtejme.