Policia arreston tre persona të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”

26 gusht 2021 | 10:59

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00, të datës 25 gusht 2021, në parkingun e një marketi në Vushtrri, ku viktima është sulmuar nga tre persona me një mjet të fortë (shufër metalike).

Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor në Emergjencën në Vushtrri, e mandej për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në SHSKUK në Prishtinë.

Në cilësi të provave materiale është konfiskuar një mjeti i fortë i përdorur në këtë rast (shufër metalike).

“Nga policia janë identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar: F.M., 46 vjeçar, L.M., 22 vjeçar dhe B.M., 20 vjeçar, të cilët janë intervistuar nga sektori rajonal i hetimeve, dhe me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar dhe është duke u hetuar si ‘Vrasje në tentativë'”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të vizitave zyrtare, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj,…