Policia asiston inspektorët e AUV-it, mbyllen tre lokale në Malishevë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.
Në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, më 14.09.2021, duke filluar nga orët e mbrëmjes, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Malishevë, së bashku me inspektorët e AUV-it kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë në qytetin e Malishevës.
Njësitë policore së bashku me inspektorët e AUV-it, kanë vepruar në disa ekipe dhe kanë inspektuar në të njëjtën kohë tre lokale në këtë zonë. Gjatë këtij plani të veprimit janë mbyll tre lokale të gastronomisë.
Policia e Kosovës me këtë rast apelon të të gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e qeverisë dhe të IKSHPK-së, në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet toleranca do të jetë zero.