Policia bastis shtëpitë e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit
Sot në mëngjes policia ka bastisur shtëpinë e ish-zëvendëskryeministrit nga radhët e BDI-së, Artan Grubi dhe shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami.
ShBA-ja e ka shpallur Grubin si person “non-grata”.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kanë thënë se bastisjet janë bërë rreth dyshimeve për krim në Lotarinë e Maqedonisë.
Artan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, ku siç është bërë publike tanimë ai ndodhet në Kosovë, dhe ka theksuar se është për vizitë private dhe do të kthehet përsëri në Maqedoninë e Veriut.
Derisa gjatë kontrollit në shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami, as ai nuk është gjetur në shtëpi.
Jo zyrtarisht mësohet se në shtëpinë e ish-drejtorit Përparim Bajrami janë gjetur, 50 mijë franga zvicerane. ShBA-të e shpallën Grubin “non grata” më 9 dhjetor, teksa ai ka mbajtur detyrën e zëvendëskryeministrit nga radhët e BDI, raporton “Alsat-M”.
Gjithashtu, në listën e zezë është përfshirë edhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.