Policia bastis zyrat e KEK-ut priten arrestime

19 prill 2023 | 14:33

Policia e Kosovës përkatësisht hetues nga Departamenti i Krimeve Ekonomike janë duke bastisur zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Siç merr vesh “Telegrafi”, çështja ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime për tenderin e një remonti të kaldajës në bllokun A5 të termocentralit “Kosova A”.

“Telegrafi” ka kontaktuar me KEK-un, por të njëjtit kanë thënë se nuk e kanë asnjë informacion deri në këtë moment.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka thënë se janë në pritje të informacioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Imer Lladrovci Nobelisti amerikan Ernest Heminguej  romanit të tij…