Policia bën thirrje: Në ahengje familjare mos përdorni armë

28 qershor 2021 | 13:37

Më 27 qershor, policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në fshatin Krushë e Vogël dëgjohen të shtëna nga arma e zjarrit.

Veprimet policore ishin të menjëhershme dhe gjatë patrullimit në atë lokacion gjetën se i dyshimti F. H, i lindur në vitin 1979, kishte shkrepur disa here në ajër me arsyen se kishte fejuar djemtë e tij.

Policia ka informuar prokurorin kujdestar dhe në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar një armë automatike dhe dy karikatorë të zbrazët.

Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

“Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: ‘Festo me zemër e jo me armë’”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…