Policia çeke një makinë Ferrari të konfiskuar po e përdorë si makinë patrulle
28 korrik 2022
| 21:15
Bëhet fjalë për një supermakinë të vitit 2011, Ferrari 458, që kushton rreth 200 000 euro, dhe që sot është një nga makinat e policisë më të shpejta në botë.
Autoritetet thonë se makina e tyre e re, që kap shpejtësinë maksimale prej 325 km/h, do të përdoret për ndjekjen e kriminelëve dhe për të ndalur garat e paligjshme nëpër rrugët e qytetit.
Policia njoftoi se modifikimi i Ferrarit me logot e policisë kushtoi më pak sesa blerja e një Skode të re./A2CNN