Policia daneze, në këmbë për një kangur

20 shkurt 2019 | 11:37

Policia daneze shpalli një kërkesë nëpërmjet një statusi në “Twitter”, ku kërkon ndihmën e qytetarëve për kërkimin e një kanguri.

“Kanguri është larguar nga një shtëpi private në Rodding”, ka thënë shefi i policisë, Henrik Sonderskov, për televizionin danez “TV2”.

Kjo nuk është hera e parë që një kangur largohet në këtë rajon të Danimarkës, rreth 80 kilometra në veri të kufirit me Gjermaninë. Në korrik të vitit 2018 një kafshë tjetër ishte zhdukur përpara se të gjendej nga pronarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 15 janar të këtij viti me një ceremoni është…