Policia del me komunikatë shtesë për aksionin në veri, tregon shumën e parave të konfiskuara

20 maj 2024 | 21:38

Policia e Kosovës ka kryer një aksion sot në veri të vendit, ku janë mbyllur gjashtë njësi të të ashtuquajturës “Bankë Postare Kursimore”.

Lidhur me rastin, Policia ka lëshuar një komunikatë shtesë, ku thotë se janë konfiskuar “rreth 1.600.000 euro, rreth 74.700.000 dinar, rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollar amerikan, rreth 40 dollar australian”.

“Operacioni policor i realizuar sot në veri të vendit, ku u mbyllen gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme  materiale siç janë; Rreth 1.600.000 euro, Rreth 74.700.000 dinar, Rreth 19.500 franga, Rreth 13.800 dollar amerikan, Rreth 40 dollar australian. Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin.”

“Gjashtë filiale të  të ashtuquajturës  ‘Bankë Postare Kursimore’  në veri të vendit janë mbyllur dhe në objektet e tyre janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre, përderisa të gjitha veprimet e mëtejme policore do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një meteor kaloi dy ditë më parë mbi qiellin në…