Policia del me njoftim zyrtar për sulmin seksual ndaj Mrika Nikçit
Policia në Pejë ka bërë me dije se është arrestuar personi i dyshuar për sulmin seksual ndaj Mrika Nikçit.
Sipas policisë, Nikçi ka arritur që të largohet nga i dyshuari F.B., dhe e njëjta ka shkuar në stacionin policor në Pejë, ku e ka deklaruar ngjarjen.
“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё – Stacionin Policor në Pejë, me datën 27.09.2022, rreth orës 21:30, ёshtё paraqitur viktima femër kosovare, e cila informon se deri sa ka qenë duke ecur nё rrugën “Ëesli Clark” nё Pejё, njё person i panjohur pёr viktimën e ka kapur nga pas dhe e ka mbajtur pa dёshirën e saj, duke e prekur ne pjesё tё ndryshme tё trupit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, në njoftim thuhet se pas intervistimit nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Mrika Nikçi publikon videon e sulmit seksual ndaj saj (video)