Policia del para Kuvendit dhe Qeverisë një orë para protestës së veteranëve

16 qershor 2022 | 08:21

Policia e Kosovës është mobilizuar sot, ndërsa veteranët e UÇK-së pas pak do të mblidhen te Kuvendi dhe Qeveria për të protestuar. Në disa pamje shihen policët teksa nga stacioni qendror në kryeqytet janë nisur drejt institucioneve. Disa policë të tjerë janë pozicionuar përpara oborrit të Kuvendit dhe Qeverisë.

Në orën 09:30 veteranët kanë planifikuar mbajtjen e një proteste gjithëpopullore para Kuvendit dhe Qeverisë. Të indinjuar që deputetët të martën miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale i cili i mënjanon ata, veteranët kanë paralajmëruar dalje masive në protestën e sotme.

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar në Facebook se do të ketë organizim me autobusë në mënyrë që protestës t’i bashkohen veteranët nga i gjithë vendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ndër qytetet më të industrializuara të rajonit të Luhanskut…