Policia demanton lajmin se janë rrahur tre serbë në Bërnjak

23 shtator 2021 | 15:20

Policia e Kosovës ka demantuar shkrimin tendencioz të publikuar në mediumin serb “Kosovo-online”, se kinse janë rrahur tre serb në Bërnjak.

Përmes një njoftimin për medie, policia ka vlerësuar se pretendimi i këtij mediumi është i pavërtetë dhe ka për qëllim dezinformimin e opinionit.

“Një informacion i tillë pas verifikimeve zyrtare është vërtetuar se nuk qëndron, pasi nuk ka pasur asnjë ndalim apo kontakt me ndonjë protestues në pikë kalim kufitar, por njësia policore gjatë rrugës ka verifikuar tre kamion gjegjësisht vozitësit e tyre të cilët kanë vozitur prapa kolonës së zyrtarëve policorë duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve dhe operacionit policorë, me ç’rast zyrtarët kanë ndaluar, verifikuar dhe më pas i ka liruar të tre vozitësit të nacionlitetit m/sh kosovarë, të cilët janë udhëzuar të paraqiten në stacionin policorë Jugu – Mitrovicë”, është thënë në njoftimin e policisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar marrjen në…