Policia dënoi 703 qytetarë për mosrespektim të masave anti-Covid
19 prill 2021
| 11:14
Policia e Kosovës edhe gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar me patrullime në tërë territorin e vendit, për të parë nga afër se sa po zbatohen masat anti-Covid.
Gjatë ditës së diel policia ka gjobitur 703 qytetarë të cilët kanë shkelur këto masa.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masat e reja të cilat kanë hyrë në fuqi sot dhe do të zgjasin 14 ditë.