![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/FB_IMG_1650381562578.jpg)
Policia dhe EULEX-i mbajnë ushtrim fushor të përbashkët
Sot në kampin “Vrella”, Policia e Kosovës dhe EULEX-i kanë mbajtur një ushtrim fushor i cili u përcoll nga afër, nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, stafi i lartë menaxhues në krye me drejtorin e përgjithshëm të PK-së, Samedin Mehmetin, kryesuesi i misionit të EULEX-it Lars – Gunnar Wigemark si dhe përfaqësues nga KFOR-i të cilët ishin në cilësi të vëzhgueseve.
Përmes këtij ushtrimi fushor të quajtur “Veprimi i shpejtë”, Policia e Kosovës me zyrtarët e saj të njësiteve speciale dhe të rendit publik dhe ato të njësiteve speciale nga EULEX-i, demonstruan aftësitë dhe shkathtësitë e tyre profesionale, në bashkërendim dhe komunikim të ndërsjellë, në rast të intervenimit dhe menaxhimit me situata të ndryshme në nivel vendi.