Policia dhe Inspektorati në aksion: Po kontrollohen lokalet dhe qendrat tregtare për respektim të masave

19 prill 2021 | 23:22

Policia e Kosovës dhe Inspektoriati AUV, kanë inspektuar lokale afariste dhe qendra tregtare, për të shikuar nga afër se sa po zbatohen masat AntiCovid.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

Në njoftim thuhet se patrullat policore përveç angazhimeve rutinë në detyra policore, janë angazhuar në kontrolla dhe inspektime të përbashkëta me inspektorë, në zbatim të vendimit të Qeverisë.

“Qëllimi primar vazhdon të mbetet siguria e përgjithshme dhe shëndeti publik, andaj apelojmë që të respektohen masat AntiCovid”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk e…