Policia dhe studentët shpërndajnë broshura sensibilizuese për siguri në komunikacion

12 korrik 2019 | 17:34

Në Kosovë gjendja e përgjithshme në komunikacion po përcjellët me numër të lartë të aksidenteve me fatalitet dhe dëme të shumta materiale.

Duke qenë se siguria rrugore në vend konsiderohet të jetë i nivelit të ulët për këtë arsye me qëllim të vetëdijesimit dhe ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik studentët e Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë në UBT në bashkëpunim me zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Policinë e Kosovës kanë zhvilluar aktivitet sensibilizimi për vozitësit.

Ata së bashku kanë shpërndarë broshura tek rrethi i Spitalit në Prishtinë ku studentët e UBT-së së bashku me zyrtarët policor ndaluan vozitësit e rastit dhe u dhanë këshilla për pasojat e mosrespektimit të rregullave në trafik.

Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore në UBT (ANV) ku Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë sivjet zhvilloi edicionin e tetë me ligjërata nga profesorë dhe ekspertë të fushës së ndërtimtarisë dhe infrastrukturës.

Akademia e Ndërtimtarisë mblodhi më shumë se 100 të rinj nga Kosova dhe rajoni ku përgjatë disa ditëve morën njohuri profesionale dhe zhvilluan vizita studimore në terren.

Për vijim të suksesshëm të kësaj akademia studentët u certifikuan dhe përfituan ESCT.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në raportimin para anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa…