Policia diskuton për gjendjen e përgjithshme në trafikun rrugor

04 qershor 2021 | 17:08

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë është mbajtur të premten një takim ndërmjet akterëve kryesorë në Policinë e Kosovës ku u diskutua për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe masat e mëtejme që duhet ndërmarrë për menaxhimin sa më efikas të trafikut në vendin tonë.

Takimi u mbajt nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Në këtë takim nga drejtori i përgjithshëm u diskutua dhe analizua gjendja e sigurisë në trafik përgjatë viteve si dhe gjendja aktuale, ku u vlerësua dhe njëherësh u kërkua nevoja e angazhimeve shtesë nga të gjitha rajonet si dhe bashkërendimi i të gjithë akterëve përfshirë edhe institucionet e tjera relevante për krijimin e kushteve dhe rrethanave më të mira për sigurinë e përgjithshme rrugore.

Përveç tjerash drejtori Mehmeti ka kërkuar nga shefat e trafikut rajonal, që të ketë përgjegjësi dhe mbikëqyrje më të shtuar, prezencë më të madhe policore në të gjitha akset rrugore, realizim të planeve dhe objektivave policore me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafikun rrugor.

Bazuar në angazhimet dhe aktivitetet policore rezulton që mesatarisht brenda 24 orëve janë shqiptuar rreth 1 500 fletëparaqitje për kundërvajtje, kjo tregon edhe seriozitetin e angazhimeve policore në terren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miu Magawa, të cilit i ishte dhënë medalja e artë…