Policia dorëshlirë, 1 303 gjoba gjatë 24 orëve të fundit
05 shkurt 2023
| 09:55
1 303 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar dhe 19 me dëme materiale.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë arrestuar 23 persona dhe 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje.