Policia: Dy persona u panë në kamera duke shkaktuar zjarrin në Çagllavicë
Dy vetura janë djegur mbrëmë në parkingun e një auto salloni në magjistralen Prishtinë-Ferizaj në Çagllavicë.
Sipas policisë, pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se zjarrin e kanë shkaktuar – kanë djegur veturat dy persona të panjohur të cilët kishin shkuar aty me një veturë të panjohur.
Si pasojë e zjarrit janë djegur dy vetura.
Rasti është duke u hetuar.
“Çagllavicë, Prishtinë 16.09.2024 – 23:12. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në parkingun e auto sallonit të tij, i cili ndodhet në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj në Çagllavicë nga zjarri janë djegur dy vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarri. Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se zjarrin e kanë shkaktuar – kanë djegur veturat dy persona të panjohur të cilët kishin shkuar aty me një veturë të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.