
Policia: Dy të vdekur nga një aksident në Drenas
02 maj 2022
| 18:13
Dy persona kanë vdekur nga një aksident në fshatin Gllobar të Drenasit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i tha Gazetës Express se rreth orës 14:00 kishin pranuar informata për aksidentin fatal.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime”, tha ai.
Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërkaq të lënduarit janë dërguar në QKUK – Prishtinë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.