![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/01/C2B9DACA-919B-4888-8D72-3E51AF201975.jpeg)
Policia dyshon se në helikopterin e Bryantit ishin nëntë persona
26 janar 2020
| 23:53
Policia në Los Angeles ka thënë se beson se në helikopterin e Kobe Bryantit, në kohën e aksidentit fatal ishin nëntë persona.
Legjenda e basketbollit dhe e bija e tij janë në mesin e viktimave.
Deri tash ishte raportuar për pesë viktima, ndërsa në konferencën e fundit të Policisë është thënë se besohet se pos pilotit, në helikopter ishin edhe tetë pasagjerë.