Policia e arreston Feron
29 tetor 2021
| 22:13
Reperi i njohur, Fero është arrestuar pak më parë.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se Fero është prangosur pas përleshjes që ka pasur me producentin, Jetmir Agaj.
Fero bashkë me truprojen e tij kanë sulmuar producentin dhe menaxherin Jetmir Agaj.
Nga ana e tij, Agaj ka thënë se është goditur me revole në kokë nga reperi.
Kjo, nuk është hera e parë që Fero përleshet me persona të tjerë.