Policia e Gjakovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për këtë person të dyshuar

21 mars 2024 | 11:24

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka marrë autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dhe ka publikuar një fotografisë të një personi të dyshuar, me qëllim lokalizimin e tij. Policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve të cilët kanë njohuri për vendndodhjen e tij që të lajmërohen tek organet e rendit.

Kërkesa për bashkëpunim e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë:

Lidhur me rastin “Grabitje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” ndodhur me datë 23.02.2024, Sektorit  Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë, është duke zhvilluar hetime intensive me ç’rast është identifikuar edhe një i dyshuar, prezenca e të cilit, edhe përkundër angazhimeve hetimore dhe operative, nuk është arritur të sigurohet.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dyshuar është:

Kushtrim (Maliq) Xhaka i lindur me 20.08.1984, banues në Prishtinë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefonit 192, 080019999 (pa pagesë) dhe 045/930-220, apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë”, e-mail adresën [email protected]  si dhe në stacionin më të afërt policor.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dune 2 ka realizuar një arritje të madhe në arkë,…