Policia e identifikon shoferin e Teslas që shpërtheu para hotelit të Trumpit
Zyrtarët policorë identifikuan personin e gjetur të vdekur brenda Cybertruck që shpërtheu jashtë hotelit Trump International në Las Vegas si një ushtar i ushtrisë amerikane nga Kolorado, ndërsa FBI tha se nuk ishte ende e qartë nëse shpërthimi ishte një akt terrorist.
FBI-ja tha se deri më tani nuk kishte gjetur asnjë lidhje përfundimtare midis sulmit me kamion në Neë Orleans të Vitit të Ri që vrau 15 njerëz dhe shpërthimit të Cybertruck në Las Vegas më vonë në të njëjtën ditë, i cili la shtatë persona me lëndime të lehta.
Shoferi i Cybertruck u identifikua si Mattheë Livelsberger, 37 vjeç, një ushtar i ushtrisë në detyrë nga Kolorado Springs dhe policia tha se ai veproi i vetëm.
Livelsberger vrau veten me armë zjarri, tha policia në një postim në X nga Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegasit. Livelsberger ishte brenda automjetit kur shpërtheu, shkruan Reuters