Policia e inspektorët ndalojnë dasmën në Radac të Pejës
Policia e Kosovës ka ndaluar një aheng familjar në zbatimin e masave sipas Ligjit antiCovid-19.
Gjatë intervenimit në ndalim të dasmës që po mbahej në Radac të Pejës, Policia dhe inspektorët kanë shqiptuar edhe gjoba.
Sipas komunikatës për medie, “Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, sot me datë 04.09.2021, përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se ne fshatin Radac-Pejë, është duke u mbajtur një aheng (dasmë)”.
“Me të marr informatën Njësitet relevante të Policisë nga Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë në mënyrë profesionale menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, në atë lokacion nga Policia janë ftuar të shkojnë edhe inspektorët e AVUK-ut”, thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës, “Pronarit të lokalit iu është shqiptuar gjoba për person juridik në shumë prej dymijë (2000) euro, ndërsa organizatorit të këtij ahengu iu është shqiptuar gjoba për person fizik në shumë prej dyqind (200) euro”.
“Të pranishmit menjëherë janë larguar nga lokali dhe aktiviteti është ndërprerë. Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero”, thuhet në komunikatë.