Policia e interviston Jasharajn për tentimsulmin ndaj tij

06 shtator 2022 | 14:43

Policia e Kosovës ka shkuar në zyrat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) për ta intervistuar kryetarin e Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj.

Dy zyrtarë policorë kanë shkuar në BSPK, sot rreth orës 13:00, derisa ekipi i “Ekonomia Online (EO)” ndodhej aty për të zhvilluar një intervistë me Jasharajn.

Policia është duke e marrë në pyetje Jasharajn në lidhje me rastin e tentim sulmit të djeshëm ndaj tij, mëson “EO”.

Përderisa personi që ka tentuar ta sulmojë të hënën kryetarin e Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj është arrestuar.

Lajmin e ka konfirmuar Laureta Ulaj nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Po është arrestuar dhe me kërkesë të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka thënë ajo.

Të hënën në shkollën fillore “Ismail Qemaili”, në Prishtinë ishin mbledhur sindikalistët për të diskutuar për grevën. Një gjysh i një nxënëse kishte tentuar ta sulmonte Jasharajn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin…