Policia e konfirmon arrestimin e Gjakovës, dërgohet në mbajtje

17 prill 2024 | 10:58

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar xhudistin kosovar, Akil Gjakova.

Ylli i sportit kosovar ishte duke qëndruar jashtë vendit tash e sa ditë, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes është futur në territorin e Kosovës dhe është dorëzuar në polici me të hyrë në pikën kufitare në Merdarë.

Xhudisti pejan akuzohet për “dhunë në familje” dhe për këtë vepër penale pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Pejë  13.04.2024, 13:30. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Xhudisti nga Peja është i ngarkuar me veprën penale “Dhunë në familje”. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Epoka e re” më herët ka raportuar për arrestimin e…