Policia e konfirmon: Në Fushë-Kosovë pati të shtëna në drejtim të një automjeti

18 shtator 2022 | 23:26

Policia e Kosovës ka konfirmuar se  rreth orës 19:10 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur saktësisht në afërsi të një pompe të derivateve.

“Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore, përfshirë ato të Reagimit të Shpejtë, dhe Njësia e Hetimeve. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se në drejtim të një automjeti është shtënë me armë zjarri”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

Gjithashtu u theksua se një person i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

“Policia është duke kryer hetimet intensive dhe janë duke u trajtuar dëshmi në lidhje me rastin për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti kriminal”./

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të situatës së krijuar në sektorin e Arsimit,…