Policia e konfirmon: Suspendohet zyrtari i cili tha se ‘Drenica duhet të rrethohet me tela si kopsht zoologjik’

18 maj 2020 | 23:48

Policia e Kosovës e ka suspenduar nga puna zyrtarin policor, Besnik Demiri, i cili më herët përmes një postimi në rrjete sociale, ofendoi banorët e rajonit të Drenicës, duke thënë se ata duhet të rrethohen me tela si në kopshtr zoologjik.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën “Epoka e re”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës , Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se lidhur me rastin e potencuar nga ana juaj nje zyrtar policor nga rajoni i Prishtinës është suspenduar nga detyra”, u shpreh Hoxha.

Demiri më herët ka përdorur gjuhë raciste në një grup në rrjetin social “Facebook”, në të cilin publikohen barcoleta. /A.MAVRAJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka folur për…