Policia e konfirmon vdekjen e 5 vjeçarit në Vushtrri nga arma e zjarrit

08 prill 2023 | 21:57

Një fëmijë i moshës 5 vjeçar ka vdekur sot në Vushtrri.

I njëjti dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Avni Zaiti

“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjeksore, ndërkohë  nga autoritetet mjeksore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmiu ka vdekur.Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpis së fëmiut”, ka thënë Zaiti.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në IML.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga Dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka Pas një…