Policia e Kosovës aksion në veri

30 gusht 2024 | 19:57

Policia e Kosovës po zhvillon operacion në katër komunat në veri të vendit, me kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Në njoftim thuhet se qëllimi i operacionit policor është “vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe ndërprerja e aktiviteteve në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues.”

Aksioni ka filluar në orën 17:00 dhe po vazhdon ende.

olicia e Kosovës, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë, është duke zhvilluar një operacion policor në katër komuna në veri të Kosovës. Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe ndërprerja e aktiviteteve në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues. Operacioni policor është duke vazhduar, ndërsa për informacione shtesë do të informoheni pas përfundimit të operacionit”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka…