Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar afër objektit të AKI-së

09 tetor 2020 | 12:01

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në afërsi të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, pasi në veturën e tij është gjetur një granatë dore.

Policia ka thënë se rreth orës 6:00 të mëngjesit të së premtes është njoftuar për një person të dyshuar që kishte ndaluar veturën në afërsi të objektit të AKI-së.

“Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në veturën e personit të dyshuar – mashkull, kosovar (E. B. 1993) – është gjetur dhe konfiskuar një granatë dore. Po ashtu vetura e dyshuar është konfiskuar nga policia”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Për këtë rast, policia ka bërë me dije se do të kryhen hetime të mëtejshme.

Për shkak të operacionit të policisë, rruga kryesore Prishtinë – Fushë Kosovë ka qenë e bllokuar për disa orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimmarrja në Kuvendin e Kosovës vazhdon të jetë problematike si…