Policia e Kosovës arreston pesë persona për mosrespektim të masës së vetizolimit

06 shtator 2021 | 17:28

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona për shkak të mosrespektimit të masës së vetizolimit.

“Me datë 05.09.2021, rreth orës 13:40 në stacionin policor kufitar Bërnjak, nga drejtimi i Zubin Potokut ka kaluar vetura me targa të huaja, ku në veturë janë hasur pesë (5) personat M.K (1980), I.K (1982), E.K (1989), N.K (1995) si dhe J.S (2002), të cilët më datë 01.09.2021 rreth orës 15:20 në pikën e kalimit kufitar Brnjak, me rastin e hyrjes në Republikën e Kosovës janë dërguar në vetizolim në kohëzgjatje prej shtatë (7)  ditëve sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat  kundër pandemisë Covid-19.  Në lidhje me rastin  është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka  urdhëruar  që personat të kthehen në vetizolim dhe ndaj tyre të iniciohet kallëzimi penal  për veprën  “Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë sipas nenit 250, KPK-së”, ka njoftuar polica.

Sipas policisë,   personat e dyshuar janë marrë nga  stacioni policor në Prizren për tu dërguar në vetizolim në rajonin përkatës.

“Policia do të vazhdojë angazhimet e gjithanshme në parandalim të përhapjes së pandemisë, përfshirë edhe në pikat kufitare bazuar në vendimin e fundit i qeverisë për parandalimin e pandemisë”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka dilemë. Gratë shtatzëna duhet të vaksinohen edhe në…